Është ndarë nga jeta z. Ahmet Bushati, Kryetari i Parë i Këshillit Bashkiak të Shkodrës të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit 1992, pas rënies së diktaturës komuniste.
Z. Bushati mbajti postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak në vitet 1992-1996 duke dhënë një kontribut thelbësor në ringritjen e institucionit, kthimin e asaj që i ishte munguar Shkodrës, lirinë e fjalës, mundësinë për të debatuar për vendimmarrjet e drejta për qytetin.
Titulli “Qytetar Nderi” i Shkodrës iu dha z.Ahmet Bushati në vitin 2018 duke e vlerësuar për vlerat e tij intelektuale, shtetformuese por edhe për gjurmët që la në historinë e Shkodrës, Shkodrën e periudhës komuniste të cilën e luftoi dhe nga ajo luftë u persekutua por edhe të Shkodrës demokratike të cilën u përpoq sëbashku me shumë intelektualë të tjerë ta ringrinte të lirë.