Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka qenë sot në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ku ka përgëzuar punën e bërë nga policia kufitare për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Balla u ka kërkuar policëve kufitarë të Shqipërisë dhe Malit të Zi që të rrisin gatishmërinë për të goditur veprat penale në pikat kufitare.
“Kjo është një pikë e rëndësishme, jo vetëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por është pjesë e “Korridorit Blu” dhe natyrshëm që një numër i madh qytetarësh Europian, që nisen nga veriu i Europës zgjedhin për të kaluar edhe në këtë pikë, për të ardhur në Shqipëri apo për të vazhduar poshtë. Kështu që dua t’ju përgëzoj për punën dhe të rrisni gadishmërinë për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar.
Nisem ktu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale të cilat janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë kalimi kufitar. Duhet të vazhdoni të keni rezultate më të mira,” tha Balla.