Në aksin Shkodër – Kryebushat, në vendin e quajtur Melgushë.
Dy automejte u përfshinë në aksident. Si pasojë një mjet tip Audi me targa shqiptare në të cilën po udhëtonin 2 persona u përplas me një mur betony, ndërsa makina tip Opel me targa italiane në të cilën ndodhej një familje emigrantës doli nga rruga duke përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në spitalin rajonal të Shkodrës janë dërguar 2 personat që ndodheshin në mjetin tip Audi, si dhe dy fëmijë të mitur. Mjekët thanë se të gjithë personat e mbërritur në spital janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fëmijët kanë pësuar vetëm tronditje.