Nga Armir Mehaj
Një njoftim se banoret e Berishës do të zhvillonin një protestë, më beri që të ndërmarr pas shumë vitesh rrugen drejt zonës së thelle malore.
Deri në Iballe çdo gjë është në rregull. Rruga e asfaltuar që gjarpëron mes malesh të ofron pamje panoramike që nuk të lën të mendosh për destinacionin përfundimtar.
Në Iballë më pret Ditmiri, një prej djemve fisnik të këtyre anëve që ishte treguar I gatshëm që kur I kishim kërkuar të na shoqëronte në rrugen drejt Berishës. Unë ka kohë që nuk kam qenë në ato anë që kur dy kompani kishin nisur një konflik për nzjerrjen e kromit, me të cilen nëntoka e këtyre maleve është plot.
Teksa rruga nis tatpjeten era e hashahit të shoqëron në një cop rrugë, unë ja njoh eren që prej kohes kur filmonim operacionet anti-kanabis të Policise në 2016, kur Puka rezultoj hambar I kësaj bime. E kaloj në heshtje atë cop rrugë teksa dikund 200 ose 300 metër me larg në rrugen që vetem emrin mund ta ket të till na shfaqet një tra I kyqur me dry. Të rinjt e zonës zbresin në tokë e teksa afrohen, degjoj një zë që u thot: “Vetem nëse kaloni mbi mua do kaloni këtu” nuk zbrita fare nga makina, banorët më than se ishte Lek Bicuku, përfaqësuesi I kompanise që hapte e mbyllte rrugen sa herë të donte sipas deshirë. “Na e ka pru ngusht shumë, po na qon me ndërmarr veprime që nuk duhen, na e ban sa herë kështu. E ka mirë më ato të Policisë e sa ti njoftoj ky vin me vrap, po I njoftuam ne as që e vën Ujin në zjarr. Ky ka denoncu edhe për rrugen që pastruam me forca tona. Veç prej tij janë Fran Tuci ne Burg e Ndoc Marku ne arrest shpije” na thon banorët.
Për të shmangur konfliktin që sa vinte e agravonte, i ftoj të mos vijonin më tej debatet, e kështu vendosem që rrugen që do e bënim për 5 minuta ta benim për një orë duke u sjell në rrugët pa rrugë deri sa arrim në Berishë.
Banorët që ishin mbledhur në protesten paqësore më bën përshtypje fort. Nuk e mendoja se ende ne Berishë jetonin aq banorë. Ka fshatra shumë më afër që e kanë braktisur vendlinjen.
Teksa zbres nga makina, ndër ta konstatova një prej burrave në zë të Berishës, Dedë Frani, I cili siç e kan zakon burrat e malsisë me shtrin dorë duke thënë: “Mirë se të pruni Zoti” Deda me bën të ditur se edhe më par ishin mbledh në hyrje të rrugës, por askush nuk j’ua kishte vën veshin. “Jemi në hall pasha Zoten. E murem në qaf kot në asi kot njerin e huj, e bash na duket sikur ne e prem në besë e qum në burg” me thot Deda teksa flet për ish kryebashkiakun e arrestuar të Fushë Arrëzit. “Spo ja gjejm vegzen more burr me I pru ktu ato të SPAKUT e me pa ne vend çfar dami kemi ba” me thot Sokol Gjoni një tjetër burr I Berishës, teksa me ftojnë të shikojmë sëbashku rrugen prej 1.2 km që banorët e hapen me forcat e veta.
Kryetari I fshatit mban në dorë një cop letre që e shtrin doren disa herë të ma tregoj. Ajo ishte kërkesa që kryefamiljarët I kishin bër bashkisë për pastrimin e rrugës, e pas të cilës kryebashkiaku I atëhershëm kishte lëshuar dhe një leje. “Pasha Zoten ju kena lut me lot ne sy me na e dhan këtë leje. Fadromistit I kemi pagu veç naften, dikush ma shumë e dikush ma pak dhe e zgjerum diqysh rrugen. Ka qenë rruge ekzistuese, e ka pas hap sherbimi gjeologjik para viteve 90, por më pas nuk u mor kush më me të” tregojnë banorët e Berishës.
Duke ecur në drejtim të fshatit një tjetër banore që më afrohet është Ndue Biba, I cili thot se e gjitha akuza është një rrenë e madhe që e ka fyer rëndë fisin e Berishës. Ai për të gjithë këtë akuzon përfaqësuesin e firmës që nzjerr në fshatin e tyre krom. “e ka toleru vetë Fran Tuci këtë Ndue Bicukun dhe ja si ja kthej. Ai ka padit për këtë cop rruge që e hapem me shpirt nëpër dhëmb” thot Ndueja teksa shton se tashmë rruga që e hapen e që janë njerëz në burg për të është kot sepse kompania e nzjerrjes se kromit e ka bllokuar pjese e rrugës që kishte hapur më herët vetë.
“Nuk e di se me kë është I lidhun e çfar ban ky Lek Bicuku por ashtu tu ardh koha që mos me I hec ma matrapazlleku, rrena e lekët” vazhdon I irrituar Leka teksa thot se në shtator vetë fshati ka për ta larguar nga aty. “Po si është e mundur që SPAKU, nuk u kujtua për rrugët pa leje që ka hap Leka, pse nuk vjen kush me I kontrollu kto, apo ne që kena qindar vjet këtu duhet me ja lëshu ktij. Mazamakeq për Shtetin tonë” thot një tjetër banorët andej nga fundi i burrave të mbledhur.
Teksa e bëj atë copë rrugë për ta par nga afër, e kuptoi se ajo vetëm rrugë nuk është, tatpjetat që ulen e ngjiten në pjesët shkëmbore nuk janë të kalueshme veçse për mjetet 4×4 e nuk arri të shikoj kund pyjet e dëmtuara, të cilat kanë kushtuar 234 mln lekë dëm.
Atje në Berishë në fshatin më të largët të veriut Shqiptar mendimet rreshqasin natyrshem, teksa 90% e Shqiptarve nuk mund ta imangjinojne jetesen në ato kushte, që Ded Frani më të drejt I krahason me ato të Lulit të Vocërr. Ato pak djemt të ri që janë detyruar të qëndrojnë atje mes hallit dhe pamundësive tregojnë se Shteti në këto kushte duhet ti stimulonte e jo të burgoste njerëz se e hapen një kilometër rrugë me forcat e veta. “ O Armir! Pasha Zojen e Berishës e Zotin e madh kena pas nis me e hap me kazma e lopata kyt rrugë, por kur erdh ai fadromisti për pastrime të rrugëve ekzistuese në Iballe, I jena lut si Krishtit e mas shumë lutjesh na e ka zgjeru e pastru kyt rrugë veç tu I pagu naften” thot një tjetër banorë që nuk arrita me t’ja mësoi emrin.
Çfar hallit kur e mendon , njerëz që ndjehen në faj se dikush është në burg veç për shkakun e tyre, e për çfar, për elementin më jetik, rrugen që e kan hapur me lekë pensionesh, e dikush për të mos u ndar prej fshatit ka shitur dhe bagëti.
Në këto kushte nis e mendon, për çfar duhet të jetojnë këta njerëz akoma atje, Shteti që nuk është në gjendje tu siguroi kushtin më minimal Rrugen, dënon ato që edhe pse s’munden ta hapnin, thjesht lejuan zgjerimin e saj. Berisha është një copës e Shqipërisë së harruar, e që akrepat I kanë mbëtur para vitit 1990, kohë që përkundër vështirësive të duket se me të drejt këta banorë sot e kujtojnë si të begat.
Banorët e fshatiti Berishë në njësinë administrative Iballë I bie që të denohet nga Shteti edhe për linjat elektrike që I mirmbajnë vetë, edhe për zorrat e ujit të pijshëm që I kanë shtrirë më kilometra në burimet e zonës e për çdo gjë tjetër që ju garanton jetesen.
Të mendosh që një ish kryetar bashkie denohet për një leje të dhënë, imagjino çfar organet ligjzbatuese duhet të bëjnë kundrejt atyre që I kanë vjedhur e abuzuar miliona euro këtij Shteti.
Teksa largohem me shpresen se nuk do te kthehem s’afërmi në Berishen e largët, banorët thon: Do vish shpejt se ne do presim sa do presim, por nuk do të tolerojme që ai që na bani besshkelur te fitoj lekë me kromin në mënyre abuzive nën mbrojtjen e vetë Shtetit. Ani pse të na burgosin. Në këto kushe ku jemi me mirë në burg se sa këtu” shprehen banorët teksa apelojnë për lirimin Fran Tucit, Ndoc Marku dhe fadromistit. Ik largohem, por mendja duket se më ka mbetur serish atje mes maleve, sot ndryshe nga sa kam lexuar për Berishen, zakonet, traditet, dhe popullin arsimdashës të kësaj anë që dhe në kushte të tilla I ka dhuruar kësaj Shqipërisë tonë të qudirave qindra intelektual që dhe sot japin kontributin e tyre në dikasteret qendrore të Shtetit tonë.
Iki, por serish mendoj si ka mundësi që Shteti I cili heshti përball shkaterrimit masiv të drurve qindra vjeçar të kësaj zonë për 30 vite me radhe, sot denon njerëz për disa shkurre që u vlersuan si pyje të lartë.
Shqiptarët e kryesisht malësorët e përdorin shpesh shprehjen “Burgu për Burra është” dhe lidhet tamam me rastin në fjalë kur Fran Tuci e Ndoc Marku po vuajnë lirinë vetem se lejuan pastrimin e kësaj rruge. Në malësi dinjiteti ka vlerë sa vetë jeta, e liria e cënuar në këtë rast nuk e ka prekur dinjitetin, përveçse ka shtuar krenarin e sakrificës në ndihmë të një zonë me tradita e zakone të lashta sa vetë jeta.