Pika doganore e Kapshticës ka krijuar rradhë të gjata për shkak të numrit të lartë të pushuesve që po largohen nga vendi ynë. Mësohet se nga fluksi i madh i makinave, në Kapshticë janë bërë 3 korsi dhe prita pritja në doganë është mbi 20 minuta.
Radhë të mëdha ka edhe në pikat e tjera të vendit tonë si Morina apo Kakavija. Ndërkohë që në hyrje të Shqipërisë në Kapshticë nuk ka radhë.