Banorët e fshatit Berishë për të disatën herë protestuan këtë fundjavë për arrestimin e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit Fran Tuçi, i cili u arrestua nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktimit të dëmit, për dëmtimin e një zone pyjore. Banorët shprehen se rruga ishte ekzistuese që në kohen e diktatures, të cilën e kishte hapur gjeologjia dhe se gjithë traseja nuk kalon në pyje të larte sic pretendohet edhe për përllogaritjen e dëmit.
Banoret e fshatit më të thell të veriut shqiptar akuzojnë një kompani private për shfrytëzimin e kromit se ka bllokuar rrugën, që lidh ato me qendrëën e njësisë administrative. Ata i bëjnë apel shtetit të inspektojë aktivitetin e kësaj kompanie, e cila edhe pse ka shkaktuar dëme, sipas tyre askush nuk merret me të.
Banorët apelojnë për lirimin e ish-kryebashkiakut teksa shprehen se ndihen në faj për lutjen që i bën për lëshimin e lejes për pastrimin e rrugës