Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, përmes një postimi në rrjetet sociale pretendon se Britania e Madhe ka përpiluar një listë të re me emrat e personave të shpallur non-grata në Shqipëri.
Sipas tij britanikët po bëjnë një gabim me politikën e tyre për të mbajtur sekretë emrat që ndodhen në këtë listë.
Ai shprehet se lista e re që ka ardhur duhet të bëhet publike për opinionin, ose përndryshe nuk ka asnjë vlerë.
– Publicitet –
“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkruan Karamuço në Facebook.