Afera e Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit është e njëjtë me të gjitha partneritetet publike private që ka dhënë qeverisja e korrupsionit!
Ata që sot janë në arrest, zyrtarë të shëndetësisë, duhet të thonë emrat e atyre që e urdhëruan aferën, dhe kjo vlen për gjithë rastet e ngjashme të kësaj proçedure kriminale të përdorimit të parave publike!
Ndryshe “ushtarët” në administratë që kanë firmosur do shkojnë pas hekurave, ndërsa shefat për llogari të të cilëve firmosën do shëtisin nga një institucion në tjetrin me bekimin e Ramës, madje për t’ju lënë në dorë të kontrollojnë dhe paratë e BE-së????????♂️
Më turp nuk ka e nuk ka për të patur! Nuk ka ndëshkim pa dhënë llogari kokat e korrupsionit kriminal!