Vijon puna për pastrimin e zonave të ndotura nga hedhja pa kriter e mbetjeve në njësinë administrative Rrethina.
Sot është ndërhyrë për pastrimin e katër pikave të ndotura në fshatin Golem, nga ku janë hequr mbi 15 ton mbetje.
Brenda një muaji në territorin e disa fshatrave të kësaj njësie, në Bardhaj, Grudë e Re, Hot i Ri, Shtoj i Ri dhe Golem janë hequr mbi 80 ton mbetje urbane dhe inerte, të depozituara nga banorë e biznese, në pika të palejuara për gurmbullimin e tyre.
Bashkia Shkodër përsërit thirrjen drejtuar banorëve dhe bizneseve të depozitojnë mbetjet vetëm në pikat e përcaktuara nga Bashkia dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë.