Një denoncim vjen nga një qytetar i cili shkruan se është dhunuar nga FNSH e Shkodrës. Denoncuesi në redaksi bën me dije se efektivët e kanë rrahur tek parkingu i një diskoteke në Shëngjin duke i thyer krahun e duke i lënë shenja dhune në trup.

I riu ka qenë bashkë me familjen e tij, përfshirë dhe bashkëshorten shtatzënë, në një club nate në Shëngjin dhe aty ka plasur sherri mes disa personave të pranishëm. Pas konfliktit FNSH Shkodër ka zbarkuar në Shëngjin për të shuar konfliktin.

Në këtë moment, qytetari që shkruan në JOQ, ka dashur të largohet me të afërmit dhe nusen shtatzënë pasi ishte panikosur për shkak të sherrit që pa në diskotekë. Në këtë moment mbi 20 policë e kanë dhunuar qytetarin në sy të familjes.

Më pas e kanë dërguar në komisariatin e Lezhës. Denoncuesi kërkon nga bizneset afër vendit ku ndodhi ngjarja të sigurojë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të datës 13 gusht në orën 02:30 për të zbardhur të vërtetën e asaj nate.

Sipas denoncuesit policët e FNSH e kanë ofenduar në fillim me fjalë më pas e kanë tërhequr zvarrë nga makina dhe e kanë goditur me grushte. Djali për JOQ, kërkon nga institucionet të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, pasi tani ai pa faj po vuan nga dhimbjet e dhunës dhe i duhet të bëj fizioterapi pasi policët i thyen krahun.

Qytetari:

Prsh joq jam dhunuar nga fnsh e shkodres ne shengjin tek parking i disco Momo the me kan tmerruar familjaret edhe mua me kane thyre krahun e goditur mbi 20 polic te fnsh ju lutem me kushte ndimuar shum ndoj video ose prove na persone qe mundet te ken ber video me 13 gusht ne oren 2:30 nates Isha me familjar jemi ofenduar me fjal ato te paret dhe pastaj me kan ardhur terheq zvarre nga makina duke goditur ne grushta.
9h