Festa e “Shën Rrokut” mbledh çdo vit me 16 gusht dhjetëra besimtarë në zonën e Shirokës.
Besimtarët kujtojnë shtegtimin që ky shenjt bëri në këtë zonë, duke qenë mbrojtësi i peshkatarëve që në ujërat e liqenit siguronin jetesën.
Në fjalën e tij para besimtarëve, meshtari Dom Artur Jaku, dha mesazhin për ruajtjen e zonës së Shirokës, duke thënë se është zemra e qytetit të Shkodrës.
Ai tha se ky vend nuk do të shuhet asnjëherë dhe kërkoi që pushteti të vërë dorë pa e dhunuar…
“Shën Rroku” është shenjti të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e kapela në të gjithë botën.
Me vdekjen e prindërve ai shpërndau pasurinë e tij dhe nisi shtegtimin në Romë, ku gjatë rrugës shëroi të sëmurët me murtajë të zezë.