Janë rreth 70 familje në rrugën 15 në Velipojë. Ata kërkojnë nga pushteti vendor asfaltim dhe ndriçim. Thonë se disa herë kanë ngritur zërin duke plotësuar edhe një peticion ,por sërish asnjë ndryshim në gjendjen e rrugës
Banorët thonë se 14 rrugicat e tjera të plazhit janë sistemuar ndërsa rrugica e tyre jo. Jemi në pikun e sezonit turistik dhe pushuesit detyrohen të dalin xhiro me dritat e telefonave pasi rruga nuk ka ndricim.Apeli i drejtohet kryebashkiakut ,Benet Beci, pasi sipas tyre janë taksapagues të rregullt, por nuk marrin në këmbim shërbimet e merituara.