“Pas qetësisë vjen edhe stuhia” – një shprehje që duket se zë vend më së miri për drejtoritë rajonale të Qarkut të Shkodrës.
Burime brënda radhëve të mazhorancës bëjnë me dije, se muaji shtator është planifikuar edhe si muaj ndryshimesh në disa prej dikastereve kryesore të drejtorive të Qarkut të Shkodrës.
Mësohet se ndryshimet do të bëhen me “bekimin” e drejtueses politike Elisa Spiropali, e cila pas rezultatit historik për Shkodrën duke e fituar pas 32 vitesh ka marrë edhe bekimin e kryeministrit Rama për të vijuar planin e saj për të menaxhuar drejtoritë e Qarkut të Shkodrës.
Në sitë janë drejtoritë të cilat pavarësisht performacës në zgjedhje, kanë në drejtim titullarë prej më shumë se 6 vitesh, tek të cilet synohet që të përfshihet një frymë e re.
Ndërkohë që një vend të rëndësishëm në emërimet e reja do të ketë edhe deputeti Agron Çela i cili iu bashkua skuadrës fituese të zgjedhjeve të 14 Majit dhe konsiderohet si faktor i rëndësishëm tashmë për mazhorancës.
Burimet nuk bëjnë me dije në “sitën” e ndryshimeve do të jenë edhe drejtori që deri më tani kanë pasur bekimin e kreut të PSD Tom Doshi, por këto lëvizje pritet të shihen gjatë muajit shtator / eetimes /