Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi pushimet në Pulia për një udhëtim të shkurtër surprizë në Shqipëri. E shoqëruar nga familjarët dhe një grup bashkëpunëtorët, kryeministrja italiane u prit në Vlorë nga homologu i saj, kryeministri i vendit Edi Rama. Mediat italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë bieduar.

Sipas quatidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE.

Po ashtu tema të nxehta diskutimi ishin edhe ato të energjisë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës së Ballkanit, çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që ka sjellë qindra mijëra italianë në ish-bastionin e komunizmit (të ritit maoist, për më tepër), shkruan media italiane.

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni mbërriti pasditen e së hënës në Shqiperi me një traget të linjës Brindizi-Vlorë. Meloni shoqërohej nga familjaret e saj dhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe u prit ne Portin e Vlorës nga kryeministri Rama. Më pas ajo u zhvendos drejt ambienteve të vilës qeveritare në Dhërmi.