Situata e kriminalitetit në Shqipëri sa vjen dhe rritet cdo ditë. Por tashmë rrezik nuk është vetëm për qytetarët e thjeshtë por edhe për strukturat më të larta, ato të cilët vendosin drejtësi por edhe mbrojnë të pafajshmit në sallën e gjyqit.
Rasti tipik i kësaj skeme është ai i avokatit Rroksan Sheldia në Shkodër.
Eetimes ka mësuar se ndaj tij ka cdo ditë kërcënime me jetë, thyerje të mjeteve dëmtim të pronës dhe kërcënime të cilat kanë detyruar që familja e tij të largohet ndërkohë që ai vijon të jetë sërish në Shkodër nën kërcënimet dhe frikën e jetës.
“Vatë e Prekë Mhillaj të cilët kishin grabitur më dhunë e nën kërcënimin e armëve motorrat e picave.Në fakt më ishte ngritur një kurth i mirë menduar nga opgj Paulin Çupi dhëndërr në familjen Mhillaj dhe avokati izgjedhur nga familja e të pandehurve Blerim Bazhdari.
Që aty filluan kërcënimet e ndjekjet hap mas hapi të timen e ndaj familjarëve të mi.Makina e motorra më përndiçnin e vazhdjnë çdo ditë.”-shprehet ai i kontaktuar nga eetimes.
“Duke më kërcënuar me jetë mua e familjarëve të mi kërcënim që është i vazhdueshëm saqë gruaja ime duke qënë arsimtare e me punë të mirë në një ditë tetori të 2020 me fëmi nuk arriti ma të përballonte stresin veç kur nuk e kam gjetur më në shpi .E kam kërkuar gjithkund por nuk është më në Shqipëri .Kudo politika, korrupsioni ndërhyjnë me grupe kriminale duke ja bërë të pamundur jetën në vendin e vet njerzve të ndershëm e profesionist si unë.Akoma edhe sot vazhdimisht më ndjekin me makina e motorra.Çdo ditë më vijnë kërcënime nga më të ndryshmet duke mu afruar para këmbëve për të më aksidentuar.Më ndjekin përditë duke më futur panik e stres të vazhdueshëm.”-përfundon rrëfimin e tij avokatit Rroksan Sheldia i cili nuk mund të denoncoi këto raste për shkak të lidhjes së krimit me polciinë e shtetit dhe poltikën.