Do të ketë një këst të dytë për kategorinë e pensionistëve, që vjen nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë.
Qeveria ka vendosur gjithashtu të indeksojë me inflacionin të gjitha pensionet, duke filluar nga fundi i shtatorit të këtij viti.
Lajmin e japin për RTSH burime zyrtare, të cilat lajmërojnë një reformë në pagesën e pensioneve me qëllim rritjen graduale të tyre.
Sipas ekspertëve, rritja e pagave po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisë.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare.
Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vendi.
Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi.
Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese, marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë), por pensionet shënuan rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.
Gjatë vitit 2022 është indeksuar pensioni me 9.5%, pavarësisht se gjithë inflacioni u konsiderua jo më shumë se 7%.
Këtë vit, janë 650 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga të ardhurat prej 4.1 miliardë lekësh, që janë mbledhur gjatë muajit mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë.
Qeveria shqiptare iu shpërndan pensionistëve në shtator, në formën e një bonusi, këstin e dytë të këtyre të ardhurave.