Onid Bejleri, është emëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si N/Kryetar i Bashkisë Shkodër.

Burime pranë Bashkisë Shkodër bëjnë me dije se që nga kjo e hënë Bejleri ka marrë zyrtarisht pozicionin e drejtuesit të lartë të Bashkisë Shkodër duke plotësuar në këtë mënyrë edhe një tjetër pozicion vakant mes emrave të N/Kryetarëve të Bashkisë Shkodër.

Bejleri, vjen në këtë detyrë, pas drejtimit të ASHK, për disa muaj, ndërkohë që njihet si një profesionist në fushën e planifikimit dhe të pronave, sektorë që pritet të jenë edhe si kompetenca të tij në pozicionin e Bashkisë Shkodër.
Ky është emërimi i dytë i titullarëve të lartë të Bashkisë Shkodër, ku pas Rudin Bekës, Onid Bejleri është emri i dytë ne hierarkinë drejtuese të Bashkisë Shkodër.

Nuk dihet nëse do të ketë të tjerë N/Kryetarë Bashkia e Shkodrës, megjithatë 2 prej tyre tashmë janë emëruar nga kryebashkiaku Benet Beci / eetimes