I ftuar në “Zona Zero”, në Top News, gazetari Adriatik Doçi ka bërë deklarata dhe akuza të forta ndaj opozitës, Meta, Berisha dhe Basha.
Ai tha se në PD po bëhet një “luftë” mes Berishës dhe Bashës, të cilët përpiqen të ruajnë monopolin e tyre dhe për të marrë para në bashkëpunim me oligarkët.
Ai tha se janë mbi 100 biznesmenë të cilët kanë paguar Bashën deri në 2021-shin, dhe pas largimit të tij nga partia këto persona kanë filluar të paguajnë Berishën.