Gjatë periudhës turistike, janë mijëra shqiptarë dhe të huaj që vizitojnë kalanë “Rozafa”, por në funksion të tyre është vetëm një parking me kapacitet shumë të vogël për makinat.

Parkimi i makinave përgjatë rrugës së kalasë në mënyrë të çrregullt, po krijon një trafik të rënduar duke bërë të vështirë lëvizjen e turistëve ku në keto ditë vere fluksi që vizitojnë kalanë “Rozafa” është i lartë .

Turistët thonë se duhet të merren masa për vendosjen e një rregulli qoftë në krijimin e një parkimi të ri gjithashtu edhe në lëvizjen e automjeteve .

Kalaja “Rozafa” është një nga destinacionet më të preferuara të këtij sezoni veror. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë me dije pak dite më parë se gjatë muajit korrik e kanë vizituar kalanë 12912 turistë vendas dhe të huaj .