Parqet më të bukura natyrore të Evropës është shkrimi i Deutsche Welle që vlerëson edhe liqenin e Shkodrës.
Mes 10 parqeve kombëtare në Evropë që ia vlejnë të vizitohen, që nga Finlanda, Suedia, Norvegjia, Belgjikë dhe Gjermani, Kroaci, Italia, Spanja e Franca është edhe Shqipëria.
Shkrimi i Deutsche Welle vlerëson liqenin e Shkodrës.
“Sipërfaqja më e madhe e ujit në Gadishullin Ballkanik, megjithëse madhësia e tij e saktë ndryshon në varësi të sezonit. Shkoni këtu nëse ju pëlqejnë manastiret idilike të ishujve, vëzhgimi i shpendëve ose thjesht mund të zhyteni në natyrën e virgjër,” shkruhet aty.