Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e kësaj të premteje në lagjen Skënderberg në Shkodër, ku për pasojë është plagosur një 47-vjeçar. I plagosuri i cili ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes mori një plumb në shpatull dhe i gjakosur shkoi në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ishin ‘bluzat e bardha’ që raportuan policinë e Shkodrës e cila pas njoftimit rrethoi zonën.
Aktualisht Odri është duke marrë trajtimin mjekësor përkatës në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sidoqoftë, ngjarja është ende shumë e paqartë. Odri nuk ka pranuar të flasë për dinamikën e ngjarjes në spital.
Aktualisht po hetohet mbi shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Deri tani nuk ka treguar gjë mbi dinamikën se çfarë dhe si ka ndodhur.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.