Operacioni i SPAK që u ndërmor pak ditë më parë, me lëshimin e 15 urdhër-arresteve, u realizua falë përgjimeve në SKY.

Burime zyrtare për News24 dhe BalkanWeb bëjnë me dije se janë zbardhur qindra biseda nëpërmjet aplikacionit SKY, ndërkohë çkodimi u bë nga partnerët ndërkombëtarë.

Bisedat në SKY kanë zbuluar lidhjet e politikanëve me krimin, ndërsa bëhet e ditur se SPAK ka marrë në dorëzim biseda të tjera të zbardhura. Po ashtu SPAK dhe BKH po hetojnë lidhje të reja të politikës me krimin, ndërkogë që pas hekurave deri më tani kanë rënë biznesmenë, ish-policë e një ish-prokuror.