Kur jemi në mesin e sezonit dhe fluksi i vizitorëve sa e vjen e shtohet në pikat turistike, sic është “Ura e Mesit” në njësinë administrative të Postribës, Bashkia Shkodër ka ndërhyrë për riparimin e një pjese rruge që të dërgon pranë këtij momumenti i cili prej shumë kohësh ishte i amortizuar, dhe gjithashtu u bë e mundur vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe lirimit të parkingjeve publike ku në bashkëpunim me bizneset u hoqën vazot e betonit para tyre.Banorët e fshatit Mes i vlerësojnë këto ndërhyrje, ndërsa kërkojnë që investimet në infrastrukturë dhe në ujësjellës të vijojnë në njësinë e Postribës.

Interesi i turistëve vendas dhe të huaj ka ardhur gjithnjë në rritje për të vizituar këtë zonë mjaft tërheqëse me bukuritë e saj natyrore historike dhe kulturore siç është ura e Mesit dhe gjithashtu kalaja e Drishtit.