Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Forcave të Posaçme Operacionale, Oltian Bistri, është vetëm maja e ajsbergut të një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me zyrtarë të lartë që kanë kontakte me njerëz të botës së krimit.
Burime konfidenciale nga organi i akuzës i thanë Report Tv se tashmë në monitorim të agjentëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK janë rreth 300 punonjës policie pasi ka dyshime se mund të kenë lidhje me krimin.
Një pjesë e tyre, të cilët sipas të njëjtave burime janë edhe drejtues të lartë, po verifikohen pasi emrat e tyre kanë dalë në përgjime teksa kanë në kontakt dhe lidhje me anëtarë të grupeve kriminale. Një pjesë e tyre pritet që në ditët në vijim të merren në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK
Gjithçka është zbuluar pas dërgimit të qindra materialeve nga partnerët ndërkombëtar, belgë dhe francezë, të cilët mundën që të dekodojnë bisedat nga aplikacionet “Sky” dhe “CriptoChat”, në të cilat janë zbuluar emrat konkret të punonjësve të lartë të Policisë së Shtetit në komunikim me grupet kriminale, përmes këtyre aplikacioneve që përdoren me pretendimin se janë të pamundur për t’u dekoduar.
Burime konfirmojnë për Report Tv se në transkriptet që tashmë janë në duart e SPAK dhe BKH dalin edhe zyrtarë të tjerë, nga drejtues bankash e deri tek personazhe të botës së medias dhe televizionit, biseda mes të cilave janë edhe sigurimi i dozave të drogës për përdorim, lojëra fati dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Kujtojmë se çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” nxori zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar pjesë e të cilëve u arrestuan më 27 korrik nga SPAK. Emrat e parë që tërhoqën vëmendjen e opinionit, ishte arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri.
Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të pleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.
Të arrestuar deri tani
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Sabjan Troshani i arrestuar në flagrancë
-Nehat Fojleta i arrestuar në flagrancë