Detaje të tjera nga operacioni i koduar “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 15 urdhër-arreste.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në mesin e të dyshuare që janë shpallur në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka, konkretisht me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Leksin e druve’ tentuan që ta vrisnin me dron.
‘Leksi i Druve’ është një biznesmen, të cilit iu bë atentat në dhjetor të vitit 2020. Edhe pse mori disa plumba, ai arriti që të shpëtonte nga atentati që iu bë nga një makinë ‘Audi’. I plagosur, ai mundi të udhëtojë për disa kilometra deri te spitali i Lezhës. Më pas u dërgua për në Tiranë për mjekim më të specializuar./Dosja.al