Në hyrje të qytetit, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për Molin e ri të Shkodrës.
Ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë.
Moli do të ketë përmasat 60 x 20 metra dhe një platformë lundruese 59 x 4 metra, që është shumë e përshtatshme për lidhjen e varkave.