Avokati Ylli Manjani, që mbron biznesmenin e arrestuar me urdhër të SPAK, Pëllumb Gjoka, ka mohuar kategorikisht se klienti i tij të jetë përfshirë në ngjarje kriminale. Në një deklaratë për mediat, Manjani tha se nuk ka prova dhe se Prokuroria është nisur me indicie të policisë.
“Çdo veprim procedural i zotit Gjoka dhe të të tjerëve është se; askush prej tyre nuk është i pandehur. Pra nuk ka as akuza. Sipas ligjit Bolshevik shqiptar, lejohet arresti dhe për peronat nën hetim. Ndaj lejohet kjo gjë. Ne mendojmë në kor dhe dhamë opinion, e gjithë kjo nisi mbi bazën e indiceve policore. Nuk ka përgjime se mbushët dynjanë. Është sikur të hysh në arkivë dhe të vjedhësh të dhëna. Nuk ka asnjë provë se klienti im të ketë përgjime. Nuk është kapur asgjë. Të gjitha këto janë spekulime. Prokuroria ishte e qartë; flitet për persona nën hetim dhe indicie, që janë marrë me letër porosi nga Franca. Letër porositë që kanë ardhur nga Franca, nuk është e qartë, pasi nuk ka aparate të kapura. Të gjitha janë spekulime, mos merrni njerëz në qafë.”, tha Manjani.