GJKKO ka dhënë masës së sigurisë “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar në operacionin më të fundit të SPAK të quajtur “Metamorfoza”, mes të cilëve janë ish-zyrtari i policisë Oltion Bitri, por edhe biznesmenti Pëllumb Gjoka.

6 personat e arrestuar pas operacionit të SPAK janë të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit 2020 dhe 2021, por edhe të përfshirë në paligjshmëri, pra përfaqësues të Policisë së Shtetit, por edhe prokurorë.

SPAK e konsideron këtë dosje si të mbuluar nga sekreti hetimor duke ju kërkuar avokatëve që të mos e fotografojnë dosjen dhe as të mos mbajnë shënime prej saj, por ta lexojnë dhe të bëjnë mbrojtjen në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal, i cili përmban akuzat si “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “armëmbajtje pa leje”, “korrupsion në sistemin e drejtësisë”, “shpërdorim detyre” dhe “nxjerrje të akteve sekrete”.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit, si dhe akuzohet se ka krijuar kushtet dhe ka siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliut, një ngjarje e cila nuk është realizuar. Ai akuzohet edhe për “korrupsion pasiv” dhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules dhe Ibrahim Licit. Edmond Preka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër si dhe për “armëmbajtje pa leje”. Astmer Bilali dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules, Ibrahim Licit dhe Gent Tafilit dhe se ka siguruar kushtet për vrasje. Ish-drejtuesi i Operacionales akuzohet për “shpërdorim detyre” deh nxjerrje të akteve sekre dhe prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

Tv Klan