Aksioni i pastrimit, nga shërbimet publike të Bashkisë, ka vijuar sot në lagjen nr. 1 të qytetit.

Është ndërhyrë në katër zona të kësaj lagjeje: në rrugët “Hasan Podgorica”, “Ibrahim Rugova” dhe “Rruga e Tiranës” në Bahçallek si dhe në afërsi të sheshit “Ndocej”.

Nga këto pika të ndotura janë hequr rreth 20 ton mbetje inerte dhe mbetje të oborreve të hedhura pa kriter dhe jo në pikat e caktuara nga Bashkia.
Puna nga ana e Bashkisë Shkodër për pastrimin e territorit do të jetë e vazhdueshme por në të njëjtën kohë do të aplikohen edhe gjobat ndaj subjekteve dhe individëve që do të identifikohen si shkaktarë të ndotjes së ambientit.

Për Shkodër të pastër është i domosdoshëm ndërgjegjësimi qytetar dhe kontributi i të gjithëve.