Është ndërprerë për dy orë seanca në GJKKO për të arrestuarit nga aksioni i SPAK. Avokatët kërkojnë dy orë kohë për tu njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes. Dosja përbëhet nga 110 faqe ndërsa gjykata pranoi kërkesën.
Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita do të njihen në Gjykatë me akuzat për 12 vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave. Ndërkohë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë./Dosja.al