Një shkëndije elektrike dyshohet të ketë qenë shkaku i djegies së një shtëpie në lagjen “3 heronjt” në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte.

Në shtëpi ndodhej vetëm pronari i saj, Gjovalin Ndoja, i cili për fat ka arritur të dalë jashtë shtëpisë, pa asnjë dëmtim. Por për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore kronike është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilët për shkak të amortizimit të shtëpisë dhe flakëve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, pasi kishte rrezik për shpërndarje edhe në banesa të tjera që ndodheshin ngjitur.

Nga sa mësohet shtëpia, pronë e Gjovalin Ndoja, ishte e vjetër dhe e amortizuar, teksa në momentin e zjarrit ai ishte vetem në shtëpi. Amortizimi i rrjetit elektrik dyshohet se ka qenë shkaku i shkëndijes elektrike, e cila ka shkaktur më pas edhe djegien e plote të shtëpisë në Shkodër.