Mëngjesin e sotëm, me urdhër të SPAK janë arrestuar , Pëllumb Gjoka, Asmer Bilali dhe personazhe të tjerë të botës së krimit në Shkodër.
Për të folur në lidhje me këtë çështje, kandidati i opozitës në 14 maj në Shkodër, Bardh Spahia ishte i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV.
Spahia tha se, mandati me të cilin sot Benet Beci po drejton Shkodrën, është i marrë me dhunë dhe me para të pista.
‘Thirrja ime vazhdon jetë ajo që ka qenë që në momentin e parë të takimit pas zgjedhjeve, Nuk mund të jesh përfaqësues i një qyteti me tradita kulture, siç është Shkodra, me tradita të thella, shembull për shumë qytete të tjera, kur vjen në pushtet apo kur zgjedh të marrësh mbështetjen e grupeve kriminale, apo zgjedh të kesh rreth e rrotull teje, njerëzit më të fuqishëm.
Pikërisht këto njerëz që sot përballen me drejtësinë, që kanë qenë të angazhuar në marrjen dhe jo në fitoren, marrjen me dhunë dhe të gjitha mjetet, me para të pista të atij mandati me të cilin sot drejtohet Shkodra’, tha Bardh Spahia në SYRI TV.