Gazetari Igli Çelmeta komentoi megaoperacionin e SPAK, ku u arrestuan, biznesmenë, e zyrtarë të lartë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në këtë operacion është sekuestruar një telefon që sipas tij ka prova të rëndësishme për personat që janë shpallur në kërkim dhe që kanë lidhje me krimin.

“Janë sekuestruar prova të rëndësishme për hetimin nga SPAK. Nga informacionet që unë kam, është sekuestruar një celular që janë gjetur prova të rëndësishme dhe kopromentuese të personave të shpallur në kërkim. Ende nuk dihet se kujt i është sekuestruar ky celular. Në këtë celular janë gjetur prova të rëndësishme për personat e shpallur në kërkim”- tha ai.