Pas aksionit që u zhvillua për disa ditë me radhë në plazhin e Velipojës për largimin e inerteve dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë edhe në pikën turistike të Shirokës, për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat.
Në shëtitore dhe në plazhin publik në qendër të Shirokës është ndërhyrë me mjetet dhe punonjësit e shërbimeve publike dhe me mbështetjen e policisë bashkiake, duke bërë të mundur lirimin e këtyre hapësirave.
Bashkia Shkodër bën të ditur se këto ndërhyrje do të jenë të vazhdueshme ndërsa do të shoqërohen edhe me masa ndëshkuese, siç parashikohet në ligj, ndaj cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike.