Njoftim i Kf Vllaznia

Stadiumi “Loro Boriçi” është kthyer në një impiant model përsa i përket organizimit dhe mbarëvajtjes së ndeshjeve kombëtare dhe sidomos atyre ndërkombëtare, duke plotësuar të gjithë kushtet e UEFA-s. Kjo sa i takon edhe parametrave të sigurisë. Falenderimi kryesor shkon për tifozërinë e zjarrtë ????❤️ dhe sjelljen e tyre entuziaste dhe shembullore, virtyt i qytetarisë tonë. Gjithashtu si kontributor kryesor në mbarëvajtjen e këtyre eventeve janë edhe forcat e sigurisë, policia bashkiake sëbashku me uniformat blu të cilat dëshirojmë t’i falenderojmë publikisht për punën e tyre serioze dhe të palodhur. Me këtë rast, presidenti Xhaferi me rastin e vizitës së tij të parë në qytetin e Shkodrës me detyren e Ministrit të Brendshëm të z.Taulant Balla, si nje tifoz special ❤️???? dhe si shenjë falenderimi për këtë mbështetje, i ka dhuruar uniformën zyrtare të Vllaznisë me numrin 2.