Një humbje që mund të rrezikojë gjithë sezonin e Vllaznisë së Migen Memellit. Shkodranët bien në Irlandën e Veriut ku të 4 golat e ndeshjes u shënuan ne pjesën e dytë. Linfield i jep leksion ekipit kuqeblu në ndeshjen e parë të luajtur në Belfast. 3-1 triumfuan ishullorët në një ndeshje shumë të luftuar mes të dyja skuadrave ku irlandezo-veriorët shënuan fillimisht 3 gola dhe më pas Juric shkurtoi diferencën duke i dhënë një shans Vllaznisë për ndeshjen e kthimit.

C.Mckee me dy gola në pjesën e dytë hapi serinë e sfidës ku skuadra e Migen Memellit kishte dhënë sinjale interesante, por Ascott 14 minuta nga fundi i dha shuplakën e radhës skuadrës kuqeblu që u përpoq të reagonte dhe e bëri me Juric një minutë nga fundi. D.Finlayson e kishte lënë skuadrën ishullore me 10 lojtarë vetëm pak sekonda më parë pas dy kartonave të verdhë.