Vllaznia bën goditjen e madhe në merkato dhe rikthen në ekip Ardit Krymin. Mesfushori e ka mbyllur në Bjellorusi me Shakhtyor Soligorsk, pas dënimit të këtyre të fundit për shkak të trukimit të ndeshjeve.
Tanimë pas vetëm një sezoni, 27-vjeçari rikthehet në bazë, aty ku do provojë të jetë sërish vendimtar për të fituar të tjerë trofe me shkodranët. I dalë nga moshat e Vllaznisë, Krymi është një garanci për mesin e fushës, teksa trajneri Migen Memelli do ketë më shumë forcë fizike me të në formacion.
Vllaznia pritet të zyrtarizojë lojtarin gjatë orëve në vijim, me shkodranët që luajnë në 13 korrik kundër Linfield në transfertë, për turin e parë të Conference League.