Sezoni turistik është hapur prej më shumë se një muaji në plazhin e Velipojës por problem mbetet siguria në plazhe. Në pjesën më të madhe të vijës bregdetare mungojnë kullat e vrojtimit por edhe aty ku janë të vendosur mungojnë vrojtuesit.
Pushuesit të cilët kanë zgjedhur të kalojnë këto ditë të nxehta të korrikut në Velipojë ankohen për mungesën e rojeve bregdetare.Sipas rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit thuhet se “Të gjitha stacionet e plazhit duhet të garantojnë shërbimin me vrojtues plazhi, për çdo 80 m vijë lineare bregdetare dhe paisjen me pika vrojtimi për çdo fraksion 80 m linear.
Nga vëzhgimi i bërë rezulton se kjo rregullore nuk rrespektohet. Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën në plazhet e vendit gjatë viteve të fundit ka ardhur gjithnjë në rritje.