Gjelosh Rushaj, një nga organizatorët kryesorë të lëvizjes “Dukagjini kërkon rrugën” është përfshirë ditën e sotme në një aksident të rëndë rrugor në segmentin Kirë – Plan.
Ju ftoj të lutemi për jetën dhe shëndetin e mikut tonë dhe burrit të nderuem Gjelosh Rushaj.
Gjeloshi me banorë të tjerë të Planit prej ditësh po punonin me fondet e tyre private për përmirësimin e atij segmenti rrugor.
Prezenca e shtetit vazhdon të jetë zero. Rruga e Dukagjinit, bashkë me segmentet që bashkojnë qëndrat e fshatrave, vazhdon të jetë jashtë çdo standarti teknik dhe ligjor.
Populli i Dukagjinit do mblidhet së shpejti për të marrë përgjigje mbi kërkesat dërguar Bashkisë Shkodër dhe Qeverise Shqiptare në takimet dhe protestat paqësore të realizuara këtë pranverë nën moton “Dukagjini kërkon rrugën”.