Aksioni per te rikthyer rregullin ne rruget e Shkodres, nuk do te mjaftohet vetem me aksionin per lirimin e hapesirave publike qe ka nisur, por edhe me nje element shtese qe i mungonte bashkiee Shkoder.

Diten e sotme, bashkia Shkoder eshte paisur edhe me kqrroatrec, qe do jete ne sherbim te Policise Bashkiake dhe Policise se Shtetit per te kthyer ligjshmerine ne rruget e Shkodres.

Burimet bejne me dije se do te kete nje faze te dyte te lirimin e parkimeve ndaj mjeteve qe kane vite te parkuara dhe per hapesirat qe sherbejne per shitjet e makinave.

Fillimisht do te njoftohen poseduesit nderkohe qe nese eshte e nevojshme do te vihet ne funksion edhe lirimi i hapesirave me karroatrec.

Qe me marrjen e detyres, Kryetari i Bashkise Shkoder, Benet Beci, e ka kthyer ne prioritet te punes se tij lirimin e hapesirave publike per te dhene mesazhin qe hapesira publike eshte per qytetaret dhe jo per zaptuesit.