Policia Bashkiake po vijon punën për lirimin e hapësirave publike ku një ditë më parë ka vepruar në rrugën “Edit Durham” duke bërë të mundur lirimin e trotuareve dhe hapësirave të zëna përgjatë këtij segmenti rrugor.
Gjatë punës të shërbimeve në terren janë marrë gjithsej 10 masa administrative, 5 masa administrative për zënie të hapësirës publike me vlerë 38.000 lek, 5 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë me vlerë 5000 lek.
Gjithashtu janë lënë edhe 18 akt-kontrolle të subjekteve të ndryshme në vijim të planit të punës.
Ndërkohë në Zyrën me 1 Ndalesë janë kryer 10 aplikime për shfrytëzim hapësire publike, 1 për shitës ambulant dhe 3 aplikime për parkimi.
Bashkia Shkodër përsërit apelin ndaj subjekteve dhe individëve që t’i lirojnë vullnetarisht hapësirat e zëna në mënyrë abuzive, në rast të kundërt institucionet përgjegjëse do të veprojnë me forcën e ligjit.