Ali Hallaçi duket se do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit. Emri i tij po përflitet gjithnjë e më shumë në media dhe në qarqet politike.
Banorët e Kukësit shprehen se ‘për prefektin Ali Hallaçi çdo banor i Kukësit, qofshin me bindje të majta apo të djathta, kanë respekt të veçantë.
Ata nuk ngurrojnë të evidentojnë disa nga cilësitë e tij si etikën, dedikimin, dinjitetin, moralin, intelektin, humanizmin, karakterin e pastër e mjaft virtyte të tjera.
Ai mbetet një njeri i thjeshtë, por që e lartësojnë pikërisht këto virtyte.
Me përfundimin e studimeve jashtë vendit, në 22 vite karrierë, Aliu i ka shërbyer me devotshmëri komunitetit.
Ai vjen nga një familje me tradita atdhetare. “Dardha bie nën dardhë”, thotë populli.
I gjithë qarku i Kukësit krenohet me Aliun. Qarku i Kukësit meriton dinjitet dhe moral me të cilat është mburrur historikisht.
Jo vetëm qytetarët, por edhe institucione, organizata, grupe shoqërore e fetare shprehin respekt të thellë për Prefektin aktual.
Edhe komuniteti mysliman e mbështet atë gjërësisht pasi në vitet 2001-2010 ai ka qenë myftiu i Kukësit.
Një konsideratë të lartë për të japin edhe xhamitë e Shqipërisë. Ky institucion e cilëson atë si njeriun me profilin e duhur pasi edhe historikisht bashkitë dikur janë drejtuar nga njerëz me profil fetar. “ Kukësi do të përbëjë rastin kur i(a)moraliteti shërohet me moralitet të lartë superior fetar’” citojnë xhamitë e Shqipërisë.