Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër ka akorduar medalje ari për 4 maturantë ekselentë. Arsheila Laçej dhe Aron Vukatana janë 2 prej tyre. 3 vitet e gjimnazit për ta mbeten të veçanta, plot sfida dhe arritje.
Arsheila është fituese e vendit të parë në olimpiadën e Kimisë ndërsa Aroni në Fizikë i cili një vit më parë ishte ndër 20 maturantët që fitoi bursë nga Ambasada Amerikane, duke zhvilluar një pjesë të vitit të 3-të në SHBA. Studimet Arsheila dhe Aroni synojnë ti ndjekin jashtë, në Austri dhe Paris.
Nëse Arsheila synon rikthim në vendlindje, Aroni i ka sytë nga tregu ndërkombëtar.
Për bashkëmoshatarët e tyre kanë vetëm një thirrje, që ti përkushtohen shkollës, si çelës i së ardhmes. Arsheila dhe Aroni janë shembull për çdo të ri, duke i vendosur vetes qëllimet dhe objektivat e së ardhmes, drejt suksesit në fushën ekzakte.