Hiqen ndarjet kashtore në zonën e plazhit të Velipojës ku pushojnë personat me aftësi të kufizuara.
Pas ngritjes së shqetësimit nga drejtuesi i projektit “Shpresa”, z. Luigj Mila, për ndarjen me gardhe kashtore të zonës së plazhit ku po pushojnë dhjetra pjestarë të komunitetit PAK, ka ndërhyrë Bashkia Shkodër, duke kontaktuar me përfaqësuesit e bizneseve që kanë ngritur këto ndarje, të cilët kanë reaguar shpejt dukë hequr gardhet brenda pak orësh, e duke kthyer në normalitet këtë hapësirë publike.