Pas konstatimit ne lidhje me shqetësimin e ngritur nga z.Luigj Miila, drejtues i projektit “Shpresa”, në lidhje diferencimin e zonës së plazhit ku po pushojnë disa qytetarë të komunitetit PAK, Bashkia Shkodër ka ndërhyrë menjëherë.

Janë kontaktuar përfaqësuesit e bizneseve që kanë ngritur ndarjet kashtore, Nikollë Marku dhe Grand Hotel Europa, me të cilët është dakortësuar që të heqin vullnetarisht rrethimet, brenda mëngjesit të ditës së nesërme, e hënë 3 korrik 2023.

Duke falenderuar qytetarët dhe mediat për ndërgjegjësimin e lartë që po tregojnë gjatë këtyre ditëve, i ftojmë të gjithë të bëhen pjesë e zgjidhjes së shpejtë të problemeve e abuzimeve me qytetarët dhe hapësirat publike, duke denoncuar në adresën info@bashkiashkoder.gov.al.
Faleminderit!