Njoftohen të gjithë subjektet që gjenerojnë zhurmë në mjedis, disko, bar, restorant me muzikë live etj ,që gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, zhurma e gjeneruar të jetë brenda kritereve ligjore, njëkohësisht të zbatojnë oraret e përcaktuara në dispozitat ligjore. Në të kundërt bashkia dhe institucionet përkatëse do të ndërhyjnë për masa të rrepta ndëshkimore.

Po publikojmë edhe njëherë përditësimin e hartës dhe orareve që Bashkia Shkodër ka bërë vitin e kaluar, në kuadër të ushtrimit të funksioneve të saj, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, bazën ligjore për të cilën e gjeni në vijim.

●Qyteti i Shkodrës.

●Zona Urbane e Plazhit të Velipojës ( Zona e cila kufizohet nga Rruga Nr 1, rruga Shkodër-Velipojë, Rruga Shtëpia e Peshkatarit dhe Shëtitorja këmbësore ( Pedonale))

●Zona Urbane Shirokë Zogaj

Oraret për zhvillimin e aktivitetit muzikor lejohen të jenë :

Ditët e javës në orarin 19.00-23.30

Ditët e premte dhe të shtunë në orarin 19.00-24.00

●Zona turistike/ bregdetare e Velipojës e cila përfshin të gjitha strukturat e Stacioneve të Plazhit ( beach-bar) të cilat ndodhen në pjesën ranore përtej shëtitores këmbësore( pedonale)

Orari lejohet të jetë :

Ditët e javës prej orës 19.00- 24.00

Ditën e premte dhe të shtunë prej orës 19.00-01.00

●Zona turistike/ bregdetare e Velipojës që përfshin zonën e plazhit të Vilunit dhe zonën e Plazhit të Rrjollit.

Orari i zhvillimit të këtyre aktiviteteve lejohet të jetë:

Ditët e javës prej orës 19.00-24.00

Ditën e premte dhe të shtunë prej orës 19.00-03.00

●Zona Turistike Shirokë-Zogaj. Zona jashtë zonës urbane.

Ditët e javës prej orës 19.00-24.00

Ditën e premte dhe të shtunë prej orës 19.00-01.00

Gjeni në vijim bazën ligjore për këto vendime.

Bazuar në nenin nr 26 të ligjit nr 139/2015 “ Për vetqeverisjen vendore” në përmbushje të kërkesave dhe standarteve të parashikuara në pikën 2 neni 8 i Ligjit nr 9774/2007 “ Për vlerësimin dhe menaxhimin e zhurmës në mjedis”, Udhëzimin e Ministrit të Mjedisit nr 1 datë 19.02.2018 “ Për miratimin e kërkesave minimale për hartimin e planeve të veprimit për zhurmat”, kreu IV , Aktivitetet e shërbimit social dhe kulturor , në Aktin Normativ nr 2 /2012 “Për krijimin e task-forcës për marrjen e masave të menjëherëshme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”Vendimit të Këshillit të Bashkisë Shkodër nr 39 dt 26.07.2022.

Foto©Terenc Pepa