Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pasditen e djeshme ku babë e bir, nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra, sipas policisë së Shkodrës ka rezultuar se janë qëlluar me 8 plumba kallashnikovi.

Deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se në këtë krim të rëndë ka marë pjesë një person i vetëm.

8 gëzhojat janë çuar për ekspertizë balistike dhe daktiloskopike me shoresën e gjetjes së gjurmëve të gishtave.

Babë e bir janë qëlluar të dy në makinë, dhe policia kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar të dyja viktimat brenda në makinë.

Deri tani një person dyshohet si autor i vrasjes, ndërsa ende nuk bëhet publik emri i tij.

Babë e bir udhëtonin së bashku me foristradë drejt fshatit të origjinës Sumë, me qëllim për të parë banesën e tyre të djegur qëllimisht.

Por gjatë rrugës në hyrje të fshatit ata kanë rënë në pritë duke u qëlluar befasisht me kallashnikov.

Ndërkohë në këtë ngjarje, Policia e Shkodrës ka hasur në vështirësi në personelin e hetimit të krimeve, për shkak se 4 ditë më parë me kërkesë të AMP-së dhe Gjykatës së Shkodrës, u pezulluan nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i hetimit të krimeve nga drejtori i hetimit deri tek disa inspektorë zone.