Një banesë në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm.
Nga zjarri në banesë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Flakët u vunë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Shkaqet e zjarrit në banesën e familjes Haxhia nuk dihen, teksa pritet rezultati i hetimit.
Në vendngjarje shkoi edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili u takua me 5 anëtarët e familjes Haxhia dhe pa nga afër situatën. /tvklan.al