Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara në vendin ku u regjistrua shpërthimi me tritol, ku shënjestër ishte garazhi i banese në Shkodër.
Shpërthimi ndodhi në lagjen ’10 Korriku’, në ‘Rrugën e Karahases’. Lënda narkotike është vendosur në garazhin e banesë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi. Garazhi është në pronësi të biznesmenit Agim Uraj.
Ky i fundit ka një kompleks dyqanesh në hyrje të Shkodrës, të cilat i ka dhënë me qira. Nga verifikimet e para, biznesmeni nuk ka precedent penal, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimi e autorit/ve.
Në dëshminë e tij në polici biznesmeni ka deklaruar se nuk ka një emër, tek i cili dyshon që mund t’ia ketë venë lëndën shpërthyese.
“Në lagjen ’10 Korriku’, në rrugën e ‘Karahases’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftim.