Rikthehen shpërthimet me tritol në Shkodër. Në orët e para të mëngjesit, në lagjen ’10 korriku’ në rrugën e ‘Karahases’, ka shpërthyer një sasi tritoli. Lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të garazhit (te dera), në pronësi të Agim Uraj, 52 vjeç. Shpërthimi i saj ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.